Secondary Adv

Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen Mercosur, e referon atë në Gjykatën e Drejtësisë të BE

Eurodeputetët vendosin ta referojnë marrëveshjen BE–Mercosur në Gjykatën e BE-së, duke vonuar miratimin.

Pas kapërcimit të pengesave të mëdha politike pas më shumë se dy dekadash negociata, marrëveshja gjigante tregtare BE–Mercosur po përballet me vonesa të reja votoi të mërkurën që ta referojë marrëveshjen në, një hap që e pezullon procesin e miratimit dhe mund të rrezikojë aprovimin përfundimtar.

 

Votimi ishte i ngushtë, me 334 deputetë pro referimit, 324 kundër dhe 11 abstenime. Pavarësisht këtij vendimi, ka ende mundësinë të zbatojë përkohësisht marrëveshjen, me kusht që kjo të miratohet nga shtetet anëtare.

 

Marrëveshja u nënshkrua më 17 janar dhe synon krijimin e një zone të tregtisë së lirë që përfshin mbi 700 milionë banorë mes Bashkimit Europian dhe vendeve të. Ajo ka shkaktuar debate të forta në Europë, me vende si Franca dhe Polonia që e kanë kundërshtuar hapur.

 

Debatet dhe protestat

Përkrahësit e marrëveshjes e shohin atë si një mundësi të madhe për industritë europiane dhe si një mjet për të forcuar pozicionin gjeostrategjik të BE-së, veçanërisht në një periudhë tensionesh të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, fermerët europianë kanë shprehur shqetësime të forta për konkurrencën nga produkte më të lira dhe me standarde më të ulëta nga Amerika e Jugut.

 

Këto shqetësime kulmuan me protesta masive një ditë para votimit në Strasburg, ku mijëra fermerë, duke drejtuar traktorë, rrethuan Parlamentin Europian dhe u përplasën me policinë.

 

Çfarë ndodh tani

Gjykata do të shqyrtojë nëse marrëveshja tregtare përputhet me standardet dhe procedurat e Bashkimit Europian. Deputetët që kërkuan referimin argumentojnë se ndarja e marrëveshjes, duke lënë pjesën tregtare për miratim vetëm nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian, mund të konsiderohet e paligjshme pasi përjashton parlamentet kombëtare nga procesi vendimmarrës.

 

Rezoluta vë në pikëpyetje edhe ligjshmërinë e mekanizmit të ashtuquajtur të ribalancimit, i cili do t’u lejonte vendeve të Mercosur-it të merrnin masa kompensuese nëse ligje të ardhshme të BE-së do të ulnin eksportet e tyre drejt Europës. Referimi pezullon procedurën e miratimit në Parlament, ndërsa vendimi i gjykatës mund të marrë më shumë se një vit.

 

Parlament i ndarë

Votimi nxori në pah një Parlament të thellësisht të ndarë, me shumicë minimale dhe me përçarje brenda pothuajse të gjitha grupeve politike. Reneë Europe, Të Gjelbrit/EFA dhe E Majta mbështetën referimin, ndërsa Partia Popullore Europiane dhe Socialistët & Demokratët votuan kundër, megjithëse pati deputetë që sfiduan linjën zyrtare të grupeve të tyre.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat